Këtu duhet të ndalojmë

Hënë, 17 June 2019 22:26

Nga Erl Kodra

Kësaj rradhe asgjë nuk është si më parë, domethënë, nuk ka asnjë mundësi që kjo GJAMË të kalojë ngjashëm me skandalet e tjera, çfarëdo që të ngjasë, edhe sikur në planetin Tokë të ulen jashtëtokësorët.

Ndërsa po shkruaj këto rradhë, po dëgjoj në ABC News të ftuarën e ditës më të zezë të demokracisë shqiptare, zonjën e Partisë Socialiste dhe të Rilindjes, Mimi Kodheli. E pabesueshme në fakt. Kjo grua, kjo nënë, kjo femër; pa u skuqur, e qetë, e bindur, e sigurtë në ato çfarë thotë vazhdon e mbron pa pikën e turpit, turpin lakuriq të Edi Ramës, teksa ka përdhunuar masivisht shqiptarët, vullnetin dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira.

Kjo grua, që grua i thënçin, vazhdon e mbron perversitetin e Edi Ramës me një lloj qetësie olimpike, pa u skuqur, pa e ndjerë fare se po mbron atë që një qenie normale njerëzore nuk mund t’a mbrojë.

Mimi Kodheli sapo e bëri.

Për fat të keq zonja Kodheli nuk është vetëm. Si ajo janë gjithë kuplaraja e Edi Ramës. Më të zellëshmit do t’i shohim në darkë nëpër televizione, duke lëpirë ndyrësitë e tij. Do t’i shohim pas ndonja një ore, teksa do të mbyten në nga llapa e vet, ndërsa Edi do t’u lëshojë mu në gurmaz topat e mëdhenj me mutin e brekëve të grisura të Shukri Xhelilit.

Nuk më vjen keq për ata që nuk duan të shkëputen nga nevojtorja Edi Rama, por më vjen keq për shqiptarët e mirë socialistë, që nuk po u ndahen dotë krimeve të ndyra, edhe pas 75 vitesh. Më vjen keq, sepse edhe ata janë shqiptarë si ne, si unë e si ti që po lexon këto rradhë. Jemi aq pak për të patur kaq shumë llum mes nesh. Jemi aq të afërt, sa gjëma në shtëpinë e socialistëve shqiptarë po mban peng Shqipërinë.

Unë nuk e di nëse ka ndonjë zë kundër Edi Ramës në Partinë Socialiste, por nëse nuk flasin sonte, le të heshtin përgjithmonë.
Sepse sonte është ai momenti që ndanë dy botë, dy epoka.

E mira dhe e keqja kurrë më parë nuk kanë qenë kaq lehtësisht të dallueshme, kaq të qarta.

Modifikuar më Hënë, 17 June 2019 21:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...