Bashkim Fino: Do të jepja dorëheqjen si Kryeministër nëse…

Hënë, 17 June 2019 22:52

Ish-kryeministri Bashkim Fino, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, thotë se do të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të qeverisë nëse do të ishte i ndërgjegjshëm për ato që kanë ndodhur.

Teksa ka komentuar përgjimet e publikuara nga Bild dhe jo vetëm në studion e “A Show” në News 24, Fino thotë se do të dorëhiqej nëse do të ishte i përgjegjshëm për ato që kanë ndodhur.

Adi Krasta: A do kishit dhënë ju dorëheqjen nëse do ndodhte diçka e tillë kur ishe kryeministër?

Fino: Varet se çfarë do të kishte ndodhur. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild. Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushate tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli.

Adi Krasta: Zoti Fino nëse ju do të ishit kryeministër, pse më saktë nëse këto që kanë ndodhur do të kishin ndodhur kur ju ishit kryeministër a do ta kishit dhënë dorëheqjen?

Fino: Nëse do të kishte ndodhur dhe unë do të isha i ndërgjegjshëm që e kisha bërë sigurisht që do të jepja dorëheqjen.

 

Login to post comments