Një seri përgjimesh nga dosja 184, të publikuara nga tabloidi gjerman BILD paraqitën një nivel të ri të asaj që duket se është abuzim masiv me pushtetin, presion i paligjshëm mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore, duke përfshirë kësaj here, edhe nivelet më të larta tw qeverisë e Partisë Socialiste. Kjo dosje është hapur pas një kallëzimi penal të Partisë Demokratike mbi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara për Bashkinë Dibër në shtator të atij viti.
Tw gjithw tw pwrfshirwt nw kwtw dosje meritojnw njw minutw e mw parw t’i vihen prangat. Sidomos ky zyrtari i policisw, Arben Keshi dhe biznesmeni Bekim Krashi. Tw kapur qartw nw pwrceptime duke bwrw shit-blerje tw votws apo edhe presione.
Si pjesë e hetimit, prokurorët e kohës duket se vunë nën përgjim një numër zyrtarësh me poste të ndryshme në shtet si dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, duke sjellë krijimin e një dosjeje voluminoze me keqbërje të ndryshme, nga ofertat për blerje votash te keqpërdorimi i burimeve publike, te presioni mbi punonjësit e administratës apo te bashkëpunimi me persona me të shkuar kriminale.
Në përgjime u publikua dhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama. Vetwm me kwtw telefonatw, sikur tw mos ekzistonin qindra implekime tw tjera apo afera dhe vjedhje galopante, Rama meriton burgun. Është Neni 328/ A i Kodit Penal që dënon Ramën. Edi Rama duhet të ishte marrë në pyetje tashmw.