I ftuar dje në emisionin “Open”, Neritan Ceka ka shpërthyer në akuza mjaft të ashpra ndaj ambasadorëve të huaj dhe në veçanti ndaj atij të OSBE-së, Bernard Borchardt, që sipas tij janë “bashkëfajtorë” me kryeministrin Edi Rama duke heshtur përballë skandalit të blerjes së votave.
Sipas Cekës, Borchardtit ia bënë mirë që i shkruajtën në murin e banesës “shame on you” sa kohë që thotë se nuk janë vjedhur votat.
Ndërsa ambasadorët në Tiranë, Ceka i cilëson si “lolo” të qeverisë.