Në bazë të dekretit të presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.
Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së.
Bashkia Lezhë përmes një letre drejtuar KZAZ nr. 13 në këtë bashki kërkon lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës 'Besëlidhja'.
Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj shkruan se do të ndërhyhet në bazë të ligjit dhe dekretit të Presidentit.
Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.