Manjani: Blerësi i votave është i pafytyrë. Shitësi është faqezi

Tuesday, 18 June 2019 13:06

Nga Ylli Manjani

  1. Balla thotë:

“Rezultati i atyre zgjedhjeve që flitet në përgjime, është vullneti i përpiktë i popullit të Dibrës…”

Ka të drejtë!

Përsa kohë, Keshi, Manja,

Skura, Gjetani etj. aty janë dibranë që kanosin e blejnë dibranë, ka të drejtë Taulanti nga Librazhdi.

Përsa kohë që mesuesit, që duhet të edukojnë fëmijët e Dibrës shiten për vendin e punës, pa dyshim që blerësit e tyre kanë të drejtë!

Përsa kohë që polici i Kamzës një tjetër Dibran uron “fitore” pasi ka kontribuar në terrorizimin e votuesve, ka të drejtë Taulanti.

Ka shumë të drejtë Taulanti përsa kohë ai, shefi i tij e grupi i tyre nuk gjenden nën akuzë nga ligji, por në krye të shtetit!

Dhe në fund, po jo pa rëndësi, më duhet ta pranoj edhe këtë llogjikë që votën në kuti populli e hodhi!😔😔😔

Më hir apo pa hir, me 5 000 lekë apo me një thes miell, populli e hodhi atë votë.

Kam thënë dhe vijoj të bindem se:

Bleresi i votave është i pafytyrë. Shitësi është faqezi!

Prandaj ata angazhohen pa ju drithur zëri se do ta bëjnë prap të njëjtin krim. Ashtu të organizuar siç janë…

Login to post comments