Faktet / Gjashtë pikat më kompromentuese të përgjimeve të Bild

Tuesday, 18 June 2019 13:27

Pas publikimit të 16 përgjimeve të tabloidit gjerman BILD (lexoi te plote ne linkun me poshte) që tregojnë një organizim paramilitar për manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të shtatorit 2016, që krijuan një diferencë më më shumë se 4 mijë vota me garën paraardhëse, Lapsi.al është munduar të identifikojë pikat më nevralgjike të këtij skanimi rrënqethës.

1/ Implikimi i Ramës

Mënyra se si Edi Rama shfaqet në përgjimet e transmetuara nga BILD ka për të përpos konsekuencave morale edhe ligjore. Së pari ato tregojnë se ai është kreu i një organizmimi parallel që blen vota, intimidon zgjedhësit e opozitës dhe ushtron dhunë në zgjedhje. Jo më kot ai pyet Arben Keshin për realizimin e objektivave, jo më kot ai i ka thënë deputetit Artan Gaçi se “Keshi i ka kopsit gjonat” dhe jo më kot pas këtyre zgjedhjeve ai e caktoi keshin Shef të një prej komisariateve më të ëndërruar për policët e trafikuar (janë minierat) atij të Bulqizës. Por përpos këtyre fakteve që përbëjnë dyshim për krim, kryeministri është kapur edhe në shkelje të drejtëpërdrejtë ligjore. Biseda e tij e përgjuar me Drejtorin e Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri, Arben Keshi, pra me një punonjës të administratës që nuk lejohet të përzihet me zgjedhjet, eshtë një shkelje që dënohet me burg.

2/Friksimi i mësuesve

Drejtori i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm, Arben Keshi, i kërkon drejtorit të arsimit të Dibrës, Drini Gjeci, të telefonojë drejtorët e shkollave dhe t’u kujtojë atyre që të votojnë Partinë Socialiste, ndryshe një ditë pas zgjedhjeve “TË GJITHË DO TË PUSHOHEN NGA PUNA”. Drejtori i drejtoisë arsimore në Dibër i garanton atij se do t’i telefonojë. Por kjo është një shkelje e hapur e kodit zgjedhor por dhe e Kushtetutës së shqipërisë që thotë shprehimisht: “Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë”.

3/Përdorimi i Policisë

Në dy përgjime të transmetuara nga BILD duket qartë se si policia përdoret për të penguar votuesit dhe militantët e opozitës që do të organizoheshin nga PD për të shkuar në Dibër. Përgjimet ekspozojnë Arben Keshin që i jep urdhra Sali Skurës Shef Policie në satcionin nr.5, Kamëz. Shefi i Policisë së Kamzës pasi i dha informacione mbi numrin e supozuar të votuesve të PD-së që do të shkonin të votonin, e vë në dijeni Keshin se po përpiqet të pengojë votuesit që të shkojnë të votojnë. Shefi i Policisë i thotë Keshit se ka vënë disa postoblloqe me policë për të ndaluar votuesit e PD-së, dhe se ai ndjek gjatë gjithë kohës lëvizjet e banorëve të Kamzës.

4/ Gjiknuri i implikuar në lidhje me të fortët

Ashtu si në zgjedhjet e Durrësit edhe në Dibër nuk mund të ishin pa rrol banditët. Këtu del se ata kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ish ministrin e energjitiksë Damian Gjiknuri. Ai e lajmëron Arben Keshin se po i nis për ndihmë një furgon me të fortë. Gjiknuri kujdeset të thotë në përgjime se ata nuk duhet të bien shumë në sy se janë djem problematikë. Damian Gjiknuri rrezulton të jetë përgjuar edhe në një bisedë të koduar ku flitet për transportin e diçaje të fshehtë dhe që bild supozon se është lëvizje parash të pista për blerjen e votuesve.

5/ Blerja e votës me lekë në dorë

Në përgjime ka rënë edhe një biznesmen mermeri, Bekim Krashi, i afërt siç duket nga bisedat me ish ministrin Damaian Gjiknuri, i cili dërgon njerëz për të blerë me para në dorë votuesit. Personi i panjohur e informon biznesmenin se çmimi është 4 mijë lekë për votë personale. Në një bisedë tjetër të përgjuar konfirmohet se paratë janë marrë pasi personi i paguar pyet se çfarë shenje duhet të bëjë në fletën e votimit për tu kuptuar se e ka kryer detyrimin.

6 / Pjerin Ndreu, tmerri i arsimtarëve

Ish deputeti socialist aktualisht kandidat për bashkinë e Lezhës ka dalë në përgjimet e Bild se i kërkon shefit të arsimit në Dibër, Drini Gjeçi që drejtori i shkollës se Reçit, Reshat Elezi ose të shpallë publikisht votën bashkë me familjen, ose pas zgjedhjeve ai fluturon nga puna. Gjeçi e ka kryer këtë duke e kërcënuar Elezin.

Më pas ndru është mbrojtur publikisht se ai i është drejtuar si socialist dhe si kryetar i partisë së Reçit dhe jo si punonjës piublik dhe drejtor shkolle. Por kjo gjë është përgënjeshtruar dhe Ndreu duhet të hetohet për intimidim të zgjedhësve.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 13:31
Login to post comments