ZYRTARE/ Shqipëria me Ramën nuk hap as këtë herë negociatat, Franca dhe Gjermania goditje qeverisë

Tuesday, 18 June 2019 17:31

Gjermania, Franca e Danimarka kanë kërkuar shtyrje të vendimit për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kjo është ajo që ka thënë Komisioneri për Zgjerimin, Hahn, në konferencë për shtyp lidhur me këtë çështje. Sipas Hahn, tre vendet e lartpërmendura kanë kërkuar me shumë kohë për të këqyrur raportin e KE-së.

‘Zgjerimi çështje strategjike e BE-së. Franca, Gjermania e Danimarka janë skeptike për Shqipërinë dhe kërkojnë shtyrjen e vendimit për Shqipërinë. Gjermania do më shumë kohë për raportin e KE-së. Disa vende të BE-së nuk janë të gatshme për çeljen e negociatave. Është bërë progres por nuk jemi aty ku duhet.’ Shpresoj për një vendim pozitiv në tetor. – tha ndër të tjera Hahn në fjalën e tij.

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 17:35
Login to post comments