Nga Tritan Shehu:
Per llogari te kujt Rama kerkoi sot ne Londer qe te ”harrojme” Europen!
Demagogji e aventurizem politik i tij aty, pikerisht sot kur per shkak te kesaj keq qeverisje e skandaleve te saj, Keshilli i BE perseri nuk na hap negociatat.
Rama flet ne Londer per nje te ashtuquajtur “Shengen” te Ballkanit, kur ne rrezikohemi te na nxjerrin nga Shengeni i vertete.
Asnje fjale aty nuk tha ai per te ardhmen europiane te Shqiperise e te Ballkanit Perendimor, ne funksion te te ciles duhet te jene te gjitha reformat e zbatuara ne vendet tona.
Vetem duke implementuar ato standarte ne duhet e mund te afrohemi midis nesh, gjate “rrugetimit” tone per ne ”Bruksel”!
Fjala e tij aty, ne sinkron me Kryeministren e Serbise, bije ndesh me aspiraten tone europiane e i shkon per shtat vetem atyre, qe duan te mbajne Rajonin tone si nje “ishull” larg BE, per diku ne Lindje.
Thjesht lathitje kjo?
E pamundur, shpesh e perseritur ne trajta te ndryshme tashme kjo “strategji” ogurzeze!