Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas shtyrjes së vendimit nga Këshilli i BE-së për negociatat e Shqipërisë.
Sipas Ramës një vit më parë u tha se do hapeshin negociatat këtë vit por përsëri ato nuk u hapën madje edhe vendimi u shty.
Rama një vit më parë në kuvendin e Shqipërisë kërkoi që të merrej seriozisht situata me integrimin dhe të reflektohej për plotësimin e kushteve.
Postimi i plotë:
Një vit më parë, prej fillimprillit e deri ne fundqershorin e vitit 2018, qeveria e më shumë se ajo, vetë Shkëlqesia e Tij Zoti Kryeministër e pas tij në rradhë servilministra gjithëfarësh, paturpësisht të neveritshëm në shfaqjen e tyre të gënjeshtërt e mjerane, u rrekën ta e shisnin dështimin në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si fitoren e tyre më të madhe!
Për turp e për marre faqe gjithë botës, kësaj shëmtie shqiptare iu bashkuan edhe ca ambasadorë, të cilët me sa dukej, e matnin e vazhdojnë ta masin ende, nivelin qytetar, kulturor dhe intelektual të shqiptarëve, me referencën e shëmtuar të budallallëkut qeveritar!
Mirëpo, jo para një viti, por as sot një vit më pas, negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk u çelën!
E pata thënë publikisht në Kuvendin e Shqipërisë më 28 qershor 2018, e paralajmërova me dhembje se as në qershor të vitit 2019 nuk do të çelen negociatat dhe e ftova klasën politike të vendit e më së pari qeverinë dhe kryeministrin që të reflektonin me seriozitet e përgjegjshmëri, duke vënë mbi gjithçka interesat e vendit!
Nuk e bënë!
Madje kryeministri bëri të kundërtën dhe e çoi Shqipërinë në kahjen për me e sabotu e blloku integrimin europian!
Por, pa u zgjatur më tej e pa bërë komente të tepërta, po risjell në vëmendjen tuaj një fragment nga fjala që kam mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë një vit më parë, në seancën plenare të datës 28 qershor 2018.