Basha: Nëse nuk reagojmë tani, e keqja do të prekë çdo gjë

Tuesday, 18 June 2019 21:54

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama për bllokimin e negociatave.

“Sot Shqipërisë iu mohua për të tretën herë nën qeverisjen rama hapja e negociatave. lajm i hidhur për shqiptarët që edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vendi mbetet larg BE. Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të veten, opozitën se nuk rri urtë pas keqqeverisjes, gjithë botën por s’do të fajësojë veç një njeri, Edi Ramën. Ka vetëm një përgjegjës për refuzimin e vazhdueshëm të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeveria. negociatat do të ishin hapur nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë. Mos dëgjoni helmin antieuropian që përhap Edi Rama se europianët janë racistë. Europa në këto 3 dekada është sjellë si nënë e dashur me shqiptarët”,- tha Basha.

Kreu i PD-së deklaroi se jemi në situatën kur institucionet kanë rënë dhe nëse shqiptarët nuk reagojnë tani ndaj së keqes, ajo do të prekë çdo gjë.

Login to post comments