Berisha: Çfarë është kjo euro që hyn me kamiona dhe shkatërron lekun këtu?

Tuesday, 18 June 2019 22:14

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se Shqipëria sot është narkoshtet. I ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora, ai tha se edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e njeh si përkufizim narkoshtetin.

Sali Berisha: Shqipëria sot është narkoshtet. I pari njeri që ka fol për narkoshtet në Shqipëri jam unë. Narkoshteti është kur mafia e drogës hip në pushtet dhe paratë e drogës pushtojnë shtetin.Çfarë është kjo euro që hyn me kamiona dhe shkatërron lekun këtu? Kjo është një euro droge.Edhe Fondi Monetar ka një përkufizim për narkoshtetin.

E ndërsa këtë nuk e deklaron zyrtarisht asnjë institucion ndërkombëtar, Berisha ka këtë përgjigje:

Sali Berisha: Kur e thotë "Bild", "Spiegel". E bën se e ka çdo gjë të faktuar dhe thotë se mafia nuk heton veten. "Spiegel" thotë se në atë shtet vetëm Presidenti dhe opozita janë legjitimë.

Login to post comments