Përplasjet në KZAZ Shkodër,Bardh Spahia: Ky ishte vetëm fillimi

Tuesday, 18 June 2019 22:35

Pas përplasjeve të ndodhura pak çaste më parë në qytetin e Shkodrës kokretisht në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ka folur për “BalkanWeb” ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Ai tha se kjo përplasje ishte vetëm fillim. Spahia theksoi se kryeministri Edi Rama po tenton t’u imponojë shqiptarëve votime pa zgjedhje.
“Ishte vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje. Ishte një reagim i shpejtë i qytetarëve shkodranë. Kjo nuk është dhunë. Dhunë ishte tentativa e policisë së shtetit për të uzurpu institucionet dhe duke iu imponuar qytetarëve të Shkodrës”-tha Spahia.

Login to post comments