Basha nga Prokuroria e Tiranës: Dosja e bërë nga Rama, thirrem për të tërhequr vëmendjen nga skandalet

E mërkurë, 19 June 2019 11:14

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sot nga Prokuroria e Tiranës ku u paraqit në orën 10:30 minuta. Duke folur për mediat Basha u shpreh se dosja nuk ka asnjë provë që nga 25 maji.  ‘Prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, ndryshe apo shtesë që nga 25 maji kur unë isha këtu për herë të fundit. Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse kjo akuzë është bërë në zyrën e Ramës dhe për llogari të tij.

Kjo akuzë nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë transaksion parash, nuk ka asnjë rus, nuk ka asnjë provë. Kjo është një dosje e përgatitur vetëm që ju të mos merreni me skandalet që i kanë plasur Edi Ramës dhe për të hequr vëmendjen nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild. Dosja nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asgjë ndryshe nga ajo që më thanë në 25 maj.

Kam qenë 5 herë këtu, për Tahirin, Xhafën, Rrahman Rrajës, për Vangjush Dakos dhe kjo është hera e pestë. Sa herë që i plasin skandalet Edi Ramës, këta nxjerrin çështje nga sirtaret. Jam i bindur që ky mision i Edi Ramës do të dështojë. Unë nuk jam i frikësuar’, deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha për gazetarët.

Video

Login to post comments