Rrezikohet shpërthimi i burgjeve/ Meta kërkon informacion për sigurinë

E mërkurë, 19 June 2019 17:24

Pas ngjarjeve të fundit në vend dhe pas mundësisë që vendi të shkojë drejt një përplasjeje civile dhe pas arrogancës që po tregon kryeministri Edi Rama, i cili refuzon tzë njohë dekretin e presidentit të Republik[ës për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, kreu i shtetit bën lëvizjen e rradhës.

Burime për Syri.net, tregojnë se, Meta i ka kërkuar informacion drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Agim Ismaili informacion lidhur me sigurinë në to.

Kreu i shtetit ka marrë informacione se në disa burgje të vendit rrezikohet shpërthimi i tyre dhe dalja në liri i personave me precedentë penalë.

Sipas të njëjtave burime, në letrën e tij, Meta kërkon vlerësimin e situatës duke parë gjendjen e tensionuar në vend.

Ai i kërkon drejtorit të përgjithshëm të burgjeve marrjen e të gjitha masave për parandalimin e çdo situate që mund të rrezikonte sigurinë në vend. 

 

Login to post comments