Ramiz Alia refuzoi Shtrauzin, Rama, Merkelin

E mërkurë, 19 June 2019 18:22

Për fat të keq në Shqipëri po përsëritet një histori e dhimbshme e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane. Shqiptarët e kujtojnë mirë vizitën e Hans Dietrichgenscher zv/kancelarit të Gjermanisë dhe Jozeph Shtrauss lideri historik i Gjermanisë të cilët mbërritën në Shqipëri për t’i ofruar ndihmë këtij vendi të vogël, të munduar nga krimi, dhuna dhe uria e kriminelëve komunistë. Por, ndihma gjermane miliona dollarëshe që ofroheshin, u refuzua nga byroja politike kriminale Ramiz Alisë, Manush Myftiut dhe Lenka Çukos për arsye kriminale. Por si në atë kohë dhe tani, ai refuzim kishte një arsye të fortë dhe thelbësore për Byronë Kriminale politike, Rusinë. Ajo ishte fillimi dhe fundi i dramës së madhe shqiptare i varfërisë banditizmit të krimineleve komunistë, varfërisë ekstreme, ku uria ishte ulur këmbëkryq dhe mesa duket shqiptarët i kanë harruar radhët e gjata për bukë të mykur. 

Por ka dal nga organizatë tjetër e mirëstrukturuar e efektshme që po ia sjell në mendje shqiptarëve radhët e gjata dhe organizata kriminale e Rilindjes ka nisur të trokasë në memorien e shqiptarëve me burgosjet politike, gjyqet politike, radhët e gjata dhe familje që jetojnë me nën 2 dollarë në ditë dhe indivitë me nën 80 cent në ditë dhe ashtu si 30 e ca vite me parë biri politik i Enver Hoxhës refuzon sërish ndihmën gjermane, duke refuzuar negocimin e njeriut të kancelares Merkel, Parlamentarin e Bundestagut dhe nënkryetarin e grupit të CDU Wandepul.
Thua arsyeja të jetë e njëjtë?

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 09:24
Login to post comments