Ish-kryeministri Berisha ka dënuar ndalimin e ish-deputetes demokratë Dhurati Çupi nga Policia e Shtetit. Në një status në profilin e tij në facebook, Berisha shkruan se: Gangstere me uniformë të narkopolicisë rrëmbejne ish deputeten Dhurata Çupi!
Te dashur miq, sot ne nje akt banditesk ndaj akteve ligjore kushtetuese te kryengritesve te Burrelit, gangstere narkopolice me maska dhe me uniforme kane rrembyer ne mes te rruges ish deputeten Dhurata Çupi dhe kryetaren e FRPD te rrethit te Matit, Denisa Vata dhe i kane derguar ne rajonin e policise.
Rrethimi i komisaritatit nga kryengritesit e zemeruar nga ky akt i denueshem antiligjor ka detyruar banden me uniforme dhe maska te liroje pengjet.
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin kriminal te maskave te narkopolicise i them Edvin Kristaq Krimit dhe gjeneral Kanabisit se per kete akt do jeni pergjegjes personalisht per te marre ndeshkimin e merituar! Sb’,- shkruan Berisha