Përplasje edhe në Kavajë. Mbështetësit e opozitës kanë dalë nëpër rrugë pranë ambienteve të KZAZ nr.42 dhe kërkojnë largimin e materialeve zgjedhore.
Përreth ndërtesës janë vendosur forca të shumta policie mes të cilëve edhe FNSH. Policia ka përdorur sprajt dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërsa protestuesit u përgjigjën duke hedhur në drejtim të policisë ujë me presion nga një automjet i shërbimit zjarrfikës.
Fotot më poshtë tregojnë gjendjen e rëndë që mbizotëron në Kavajë. Ky kaos ngre një pikëpyetje shumë të madhe se si do të shkojë Rama në zgjedhje më 30 qershor i vetëm pa opozitën.