Gazeta më e madhe gjermane, BILD, vazhdon serinë e saj të shkrimeve për manipulimet zgjedhore në Shqipëri, duke pasur si shënjestër kryeministrin Edi Rama.
Gazeta citon edhe një hetues perëndimor.
‘Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin’.
‘Në vitin 2016 dhe 2017, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës, -thotë një hetues i Europës Perëndimore, - që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë,’ shkruan gazetari Peter Tiede.
‘Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë- në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit’.
‘Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes këtyre bisedave.
Si për shembull:
-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.
-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.
-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.
-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.
-Se si krimineli krenohet se ka qenë tek ‘robi i madh’, dmth tek kreu i qeverisë Edi Rama’.