Kush është Robert Aga, ushtari i bindur i Saimir Tahirit

E Enjte, 20 June 2019 08:48

Një nga personazhet kryesor të përgjimeve të sapopublikuara të BILD është Robert Aga, shefi i Policisë së Dibrës. Ai ka qënë një prej drejtuesve të policisë të perfshirë në trafik droge. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”. Më poshtë Exit.al sjell kush është Robert Aga.

Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.

Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendshme mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.

Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës.

Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 08:50
Login to post comments