Përmes një postimi në facebook, nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për përgjimet e publikuara një ditë më parë nga e përditshmja gjermane ‘Bild’.
“Në një shtet të së drejtes ku institucionet funksiojnë do duhet që sot prokuroria të kishte marr në pyetje dhe të fillonte proçedurat e pergjegjësisë penale duke filluar nga Kryministri Rama, te deputetët e rilindjes tek kriminelët , tek punonjësit e policisë të perfshirë në këtë skemë kriminale të blerjes së votave dhe shantazhit e presionit shtetëror .” shkruan Xhixho ndërsa shton se sot si në çdo vend të europes politika duhet të kishte treguar moral dhe përgjegjshmëri karshi qytetarëve duke treguar që nuk është aty për një karrige ,por për t’i shërbyer njerëzve.
“Të gjithë do përgjigjen përpara drejtësisë për këtë krim elektoral kjo ska asnjë dyshim.” Përfudon Xhixho postimin e saj .