“Furtunë në gotë”, Grida Duma: Dy gjërat e tmerrshme të qeverisë

E Enjte, 20 June 2019 17:49

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi situatën politike në vend dhe u ndal tek përgjimet e publikuara nga “Bild”.

Të gjitha sa ndodhin, tha Duma flasin për një regjim që do të instalojë kryeministri Rama.

“Përgjimet i kanë shastisur njerëzit, por pavarësisht kësaj askush nuk thirret në prokurori. Unë po të jem prind i njërit prej studentëve, apo të rinjve në burgje pse ka dalë të protestojë, qoftë edhe pse ka hedhur një shashkë nuk e di si do ndjehesha, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit. Kryeministri ka kapur të gjitha institucionet, vendi është pa gjykata, prokuroria e kapur ka kaluar edhe afatet e dy dosjeve 339 dhe 184”,- tha ajo.

Sa për incidentet dhe tensionet e ndodhura nëpër KZAZ-të e vendit ku policia bashkiake është përplasur me Policinë e Shtetit, Duama tha se kjo është një tjetër pasojë e mungesës së gjykatave në vend.

 

“Në Shkodër përplasen policitë se këtu nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ndaj edhe neve i lamë mandatet, ndaj dolëm nga sistemi se s’ka sistem. Nuk mundet që KQZ të tejkalojë, Presidentin, kështu e parashikon Kushtetuta”,- vijoi Duma.

E duke vijuar me situatën, Duma foli për dy gjëra të tmerrshme të thëna nga përfaqësuesit e qeverisë.

“Kësaj i thonë ngre furtunë në gotë se je i shashtisur. Dy gjëra të tmerrshme janë thënë, dje deklarata e Lleshaj se do të shkrinte policinë bashkiake, gjë që bëhet për të ushtruar terror, pasi kjo është e pamundur të ndodhë. Edhe ai njësoj si kryeministri që thotë do dënoj me 5 deri në 10 vite burg qytetarët që mund të dhunojnë zgjedhjet si dhe do t’i ndaloj të lëvizin jashtë vendit. Po qeveria nuk është gjykatë. Që kjo të ndodhë duhen minimumi 20 ditë, ndërkohë që nga zgjedhjet na ndajnë vetëm 10 ditë”,- vijoi ajo.

Modifikuar më E Enjte, 20 June 2019 17:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...