Shkodra është një prej qyteteve më heroike të Shqipërisë. Si asnjë zonë tjetër shqiptare Shkodra i ka rezistuar me muaj të tërë rrethimeve të ashpra të hordhive të pushtuesve të huaj. I bënë ballë heroikisht një perandorie si ajo Osmane dhe dy fuqive të mëdha ballkanike të fillim shekullit të 20-të, Serbisë dhe Malit të Zi.
Shkodra po përjeton sot një rreth të tretë. Ai ndodhet sot i rrethuar nga mijëra forca të policisë së shtetit, gardës dhe reparteve speciale. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një mitingu elektoral, dy ditë pasi policia dhunoi dhe arrestoi drejtuesit e opozitës së këtij qyteti.
Dhjetëra banorë janë arrestuar pas tentativës për të bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërkohë në një akt të paprecedentë u arrestua dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Arrestimet dhe dhuna e policisë kanë krijuar tensione në gjithë qytetin verior. Ndërsa vizita e Edi Ramës sot duket si një provokim jo vetëm për demokratët, por gjithë qytetarët shkodranë.
Dhe ky rreth i tretë i Shkodrës është më i ndyrë se ato dy të parët. Ata ishin prej armiqve, këto dy të tjerët prej vetë shqiptarësh, armikut më të madh të këtij kombi, Edi Ramës. a