Ditën e nesërme, Opozita e Bashkuar mban para kryeministrisë protestën e nëntë kombëtare. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” është shprehur se protesta e nesërme do të jetë më e madhja dhe më paqësorja njëkohësisht.
Ai lajmëroi se nesër do të jetë në protestë bashkë me familjen dhe vajzat e tij. “Unë nesër do dalë në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Do të jetë protesta më e madhe. Përpjekjet për të amnistuar krimet që është kapur qeveria kanë mbaruar”, deklaroi Lulzim Basha.
Kujtojmë se, protesta e nesërme nis në ora 20:00.