Moti për sot, ja sa do arrijnë temperaturat

Premte, 21 June 2019 08:05

Vendi do të ndikohet ditën e sotme nga masa ajrore të nxehta e pjesërisht të paqëndrueshme në verilindje. Moti do të mbizotërojë i kthjellët, me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje, aty ku gjatë orëve të mesditës e pasdites do të ketë shtrëngata të izoluara. Në mbrëmje mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim dhe valëzimi në dete i ulët.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 30°C

zonat e ulëta 18°C deri në 35°C

zonat bregdetare 21°C deri në 34°C

Ju urojmë një ditë të bukur!

Login to post comments