Ish-mentori politik i Ramës: Rilindja organizatë kriminale, kontrollon prokurorinë dhe …

Premte, 21 June 2019 09:15

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS-së, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kokëdhima, komentoi përgjimet e publikuara dje nga gazeta gjermane “Bild”, ndërsa theksoi se Rilindja nuk i ka blerë votat vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Sipas tij, Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet. “Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërisë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, tha Kokëdhima.

Login to post comments