Nga Lefter Maliqi
Shqipëria ka vetëm një opozitë! Është opozita e bashkuar jashtë parlamentit! Ajo që po bën betejen e madhe historike për demokraci e Shqipëri europiane! Do më pyesin shqiptarët pse jam unë në paralament? Unë jam Lefter Maliqi! I votuar gjithmonë nga populli i Beratit! Jam atje për ta diskretituar parlamentin e krimit! Fyhem pa masë kur më thonë që unë jam pjesë e opozitës së re! Opozita e re është një trillim, një mjerim, një turp! Janë ca vartës të Kalorësit të Rilindjes së krimit dhe Tao taos! Ata nuk bëjnë opozitë! Ata janë të lumtur kur Kalorësi dështak me Ertv -në e tij u përmend emrin! Ata janë të lumtur të përdoren e të turpërohen kundër Presidentit të Republikës! Sigurisht janë të paktë nga opozitë e re që kanë dinjitet, intrigitet dhe vota. Ky paralament po merr fund! Në grahmat e fundit është ai bashkë me kalorësin dështak që ëndërron të bëhet despot! Fundi i tij do jetë ditë e bukur për Shqiperinë, së bashku me të do të varroset opozita e emëruar, ajo që shitet e blihet, ajo që tradhton çdo gjë e gjithmonë! Opozita e vertete eshte e vetmja shprese! Shpresa po troket dhe per pak do jete realitet! Shqiperia lufton per demokraci! Une jam ushtar i saj, çdo ditë e në çdo betejë! Më 30 qershor nuk ka zgjedhje sepse shqiptarët nuk duan mesjetën tiranike por të ardhmen europiane! U bëj thirrje vartësve të Kalorësit dështak të Rilindjes së krimit dhe Tao taos, mos u ndyni kaq shumë, se ju duhet te dilni prapë në rrugë pa policë, mos u bëni pjesë e skenarit për të turpëruar vendin, e kam fjalën për të ashtuquajturën opozitë të re, duke shkatërruar kushtetutën kundër presidentit! Nderin e keni humbur po jeni ende në kohë për të mos u mbuluar me turp gjithë jetën! Sot unë do jem në Protestë kundra zgjedhjeve të 30 qershorit, kundën përplasjes civile, kundër instalimit të diktaturës. Shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri, me qeveri teknike, ndryshim sistemi zgjedhor me standarde Europiane për të ardhmen e sigurt. Uragani popullor merr përpara dhe i çon në Surrel i mbyll në bunkier Kalorësin dështak, tao taon, ciu ciun dhe gjithë oligarkët e krimit elektoral e shtetëror.