VIDEO/ Basha: Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, të bëhemi të gjithë bashkë sot

Premte, 21 June 2019 10:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha, ka publikuar spotin me ftesën për të gjithë shqiptaret. “Të gjithë si njerëz të lirë në protestën më të madhe të bashkimit qytetar”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen si njerëz të lirë në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00.

"Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjtihë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! #ShqipëriaSiEuropa", shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

"Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua

Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen! Thuhet në spotin e shpërndarë në FB.

Modifikuar më Premte, 21 June 2019 10:35

Video

Login to post comments