Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka paditur Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Në KZAZ-në numër 3 të qytetit ajo ka kërkuar nga policia që të bëhet lirimi i ambienteve me argumentin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pasi presidenti Meta ka anuluar dekretin për zgjedhjet.
Për këtë arsye Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre pasi uniformat blu nuk kanë bërë punën e tyre, për të mbështetur administratën në lirimin e ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka”, e shndërruar në KZAZ.