Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sërish një kërkesë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në të cilën i kërkon informacion për procedurat që janë ndjekur për mandatimin e deputetëve të rinj të Kuvendit. Kjo është kërkesa e dytë që Meta i bën KQZ-së këto ditë. Më herët kreu i shtetit kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend, në kushtet kur ata të opozitës që dogji mandatet, u zëvendësuan me deputetë nga listat.