“Shpërthen” gazetari i njohur/ Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli

Premte, 21 June 2019 18:37

Gazetari Ylli Dylgjeri përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se kryeministri do të ndalet vetëm po e rrethoi populli. Dylgjeri sjell në vëmendje një rast nga fushata e 2005, kur një bandit me dy pistoleta në brez ishte vetëofruar për fushatë.

“Nese çedojne Titullaret, banditët mbërijnë në sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti. Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim.

Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra!

Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishim Ministër edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje”, shkruan Dylgjeri.

Komenti nga Ylli Dylgjeri

-Pas deklaratës së Ramës, “se sërisht do të komunikoj si në Dibër…”

A ka qënë gjithmonë ky regjim zgjedhjesh?

Kjo gjuhë? Ky komunikim gjatë fushatash?

Po! Ka qënë sipas përgjshmërise dhe nivelit kulturor të Titullarit të Partise. Fatkeqësisht nivelet kanë qëne shpesh herë të ngjashme dhe të trashëgueshme. Drejtimi harbut, feudal, banditesk, e ka shoqeruar fushatën zgjedhore shqiptare.

Zhvillimet “paqësore” janë vetëm për raportet e vëzhguesve. Flas për periudhën nga viti 2000 e këtej. E deklaroj me përgjëgjësi e pa komedi. Jam autor dhe aktor në disa fushata të së majtës në Shqipëri. Në fushatat zgjedhore dy partitë kryesore i ngjajnë njëra tjetrës në zhargon, në fjalë e në gërmë.

Ekipet zgjedhore rëndom jane skuadra intelektualesh. Mund te veçoj nje perpjekje te PD me KOP-in në vitin 2005. Me pas…Selanik e tatepjete.

Nese çedojne Titullaret, banditët mbërijnë në sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti.Vetem Titullaret janë ato qe ofrojne bandite dhe huligane ne korridoret e partive dhe shtabet elektorale. Ne kete pike, le te behen 100 raporte integrimi, e verteta mbetet ne audiopergjim. Ne vazhdojme te mbetemi nje ekip miks i cubave, me dhe pa kollare.

Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim.

Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra!

Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishim Ministër edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje.

Dhe Kryeministrin sërisht nuk e ndalim dot, sepse Atë e e rrethojne banditët.

Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli.

Mirupafshim në Bulevard në orën 20.00

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...