”Urgjent dialog”, ambasada italiane ultimatum qeverisë dhe opozitës shqiptare

Premte, 21 June 2019 19:27

Lidhur me protestën e 9 kombëtarë që pritet të mbajë pas një ore opozita e bashkuar, ka reaguar dhe ambasada e Italisë në vendin tonë.

Njësoj si në mesazhet e ambasadave të tjera të akredituara në Tiranë, edhe ajo italiane bën thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të shmangen elementët e dhunshëm.

Po ashtu ambasada e një prej vendeve fqinje, vendos theksin te fillimi sa më parë i dialogut mes forcave politike.

Deklaratë e Ambasadës së Italisë në Tiranë në prag të protestës së 21 qershorit 2019

Ambasada e Italisë në Tiranë respekton dhe mbështet plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim të thellë për episodet e dhunës që kanë ndodhur së fundmi në disa rajone të Vendit. Çdo akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e organizatorëve për të garantuar që demonstrimet të zhvillohen në mënyrë të sigurtë, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave. Përdorimi i lëndëve shpërthyese apo çfarëdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kuadër, autoritetet ligjzbatuese gjithashtu kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ambasada italiane në Tiranë u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të tejkaluar situatën aktuale politike dhe për të mbështetur e konsoliduar përparimin që Shqipëria ka bërë në procesin e reformave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...