Ja ku ndodhet Peter Tiede/ Pas Ramës i 'sulet' Vladimir Putinit

Premte, 21 June 2019 19:50

Pas publikimit të përgjimeve në gazetën ku punon, “Bild”, gazetari gjerman Peter Tiede u kërcënua me gjyq nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i kapur në disa rastem, kryesisht në dosjen “184”.

Por kjo sjellje e shefit të qeverisë në Tiranë jo vetëm që nuk e ka trembur gazetarin, por ky i fundit po reklamon fort lirinë e shprehjes dhe medias jo vetëm në Shqipëri.

Së fundmi ai po i jep një rëndësi të veçantë lirisë së shprehjes edhe në Rusi, një regjim i ngjashëm me atë të Tiranës, ku mediat janë në shërbim të propagandës së qeverisë.

Për Peter Tiede, ashtu si për ço gazetar në të gjithë Europën Perëndimore dhe jo vetëm, kërcënimet dhe arrestimet e qeverive ndaj gazetarëve janë jo vetëm të papranueshme, por edhe të dënuara ligjërisht. Ndaj dhe kërcënimet me gjyq të Ramës janë "gropa" e rradhës që i bën vetes.

“Kapur përsëri në mënyrë subversive me xhuxhin Putin, pafundësisht i neveritshëm: vrasësit në masë në dyqanin e dhuratave në Sheremetyevo. Ndërsa në Tegel Hiltler ishte në shfaqje”, shkruan në një prej postimeve të tij Peter Tiede.

Më pas, gazetari i Bild tregon se, vetëm në një javë, PutinPropaganda, siç e quan ai, ka çuar në burg 550 persona, të cilët demonstruan pro lirisë së shpreshjes dhe shtypit duke kërkuar edhe lirimin e një gazetari të arrestuar nga regjimi i Kremlinit.

“Kjo mund të dëgjohet në lidhje me lirinë e shtypit në Rusi nga deputetët gjermanë. Në një javë 550 persona u arrestuan pas demonstratave për lirinë e shprehjes dhe shtypit dhe lirimin e një gazetari”, shkruan gazetari gjerman.

auto_Screenshot_11561131613.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...