Shqiptarët e Sanxhakut, Berisha me mbrojtësit e të drejtave të tyre i bën apel komunitetit ndërkombëtar

Tuesday, 25 June 2019 14:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në një takim, z.Ismet Azizi dhe bashkëpuntorët e tij, Ali Daci dhe Nuradin Imeraj, mbrojtjes të të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Sanxhakut.

Në një shënim në Fb, Berisha publikon fotografitë dhe tregon për diskutimin që patën midis tyre: “Miq, - shkruan ish-kryeministri, - unë prita në një takim të veçantë kryetarin e shoqatës atdhetare Kosova për Sanxhakun, publicistin dhe gazetarin e njohur Ismet Azizi dhe Alban Daci, zv.kryetar i shoqatës, zotin Nuradin Imeraj, kryetar i shoqatës Podguri.=

Në këtë takim, zoti Azizi dhe bashkëpunëtorët e tij paraqitën gjendjen katastrofale të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në trevën e Sanxhakut, ndaj të cilëve prej 100 vitesh ndiqet një politikë dëbimesh masive, shfarosjeje dhe asimilimi.

 

Në këtë trevë me një rëndësi të veçantë në historinë e kombit shqiptar, prej një shekulli njëlloj si në pushtimet më të egra, nuk lejohet mësimi në shkolla i gjuhës shqipe, nuk lejohet asnjë media e shkruar apo elektronike në gjuhë shqipe sikundër bllokohen të gjitha transmetimet radiotelevizive të Kosovës dhe Shqipërisë.

Serbia, e cila ka firmosur të gjitha aktet dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e minoriteteve, mohon tërësisht çdo të drejtë të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore në komunat e Sanxhakut.

Zoti Azizi më njohu me përpjekjet serioze që bën lideri i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për rikthimin e të drejtave të mohuara, banorëve të Sanxhakut dhe shpalljen e një autonomie në kuadrin e Republikës së Serbisë.

Me këtë rast i bëj thirrje Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, OSBE, Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB dhe Kongresit të SHBA, të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre që Serbia të respektojë marrëveshjet që ka firmosur për të drejtat e minoriteteve.

Miq, gjendja e pashembullt e mohimit total të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve të Sanxhakut has në një indiferencë të pafalshme të botës shqiptare në tërësi, të autoriteteve dhe forcave politike shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë.

Në këtë kontekst, thirrja ime është të hiqet dorë menjëherë nga ky qëndrim dhe të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshme politikë, diplomatikë, kulturorë, arsimorë etj, në mbështetje të shqiptarëve të Sanxhakut, për rifitimin e të drejtave të tyre të mohuara.

Në fund shfrytëzova rastin t’i përcjellë përshëndetjet e mia të sinqerta zotit Ugljanin, me të cilin kemi bashkëpunuar në vitet ’90-të kundër pushtimit të Bosnjes nga hordhitë e Millosheviçit dhe t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë projektin e tij për Sanxhakun, si kusht për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Biseda ishte e hapur dhe vëllazërore!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...