Kuksianët ngrihen në këmbë kundër Edi Ramës. 2 mijë policë rrethojnë qytetin

Tuesday, 25 June 2019 17:24

Kryeministri Edi Rama pritet të jetë sot në orën 18:00 në Kukës, në takimin përmbyllës elektoral për këtë qark. Por vizita e Kryeministrit Edi Rama pritet të jetë ndryshe nga ato që ka zhvilluar në gjithë qytetet e tjera. Mësohet se janë më shumë se 5 mijë protestës të opozitës dhe qytetarë kuksianë që do të dalin në shesh kundër kreut të qeverisë. Protestë pritet të jetë jo vetëm masive, por edhe të zgjasë për disa orë. Zyrtarisht PD-ja e Kukësit kërkoi nga komisariati i këtij qyteti tetë orë leje për të zhvilluar tubim kundër qeverisë.  Herën e fundit që ishte në Kukës, kryeministri u detyrua të zhvillojë takimin pistën e aeroportit të këtij qyteti. Takimi zgjati vetëm pak minuta, pasi protestuesit e opozitës ishin drejtuar në këmbë drejt aeroportit duke detyruar Ramën të largohet me helikopter. Ndërsa sot pjesëmarrja në protestë pritet ta detyrojë qeverinë të ndryshojë skenar.

Policia ka marrë masa ekstreme për këtë takim të kreut të qeverisë. Raportohet se janë më shumë se 2 mijë forca policie që sot do të vendosen në Kukës për të siguruar takimin elektoral të Edi Ramës. Ende pa nisur takimit i kryeministrit, nga qyteti i Kukësit raportohet se policia ka nisur shoqërime të qytetarëve, si dhe kontrolle të kalimtarëve pa pasur asnjë arsye.

Ish-kryeministri Berisha, në një postim në Facebook flet për mijëra policë dhe gardistë. “Miq, mbi 1000 narkopolicë dhe qindra gardiste dynden në Kukës me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikopterë e të gjitha mjetet për mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritësve guximtar të Kukësit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! Sb”,- shkruan Berisha.

Kryebashkiaku  i Kukësit, Bashkim Shehu, në një postim në Facebook ka paralajmëruar kryeministrin se nuk është i mirëseardhur në këtë qytet.

Nga Kukësi do ikësh gjithmonë si humbës.  Nuk të zë gjumi për Kukesin. Kërkon t’i vish rrotull me ndonjë stadium apo të gllabërosh ndonjë pjesë të majme aeroporti, që është donacion, e që ti e shet si të jesh ti Perëndia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado që të nisesh për në Kukës, nuk do kesh fytyrë të ndeshësh, qoftë edhe me kuksianin më të thjeshtë. Mos guxo Kukësin, Edi Rama! Sepse Kukësi do jetë shkolla jote e Korrektimit”,- shkruan Bashkim Shehu.

Kreu i PD-së në Kukës, Arif Rexhmati, në një postim në Facebook shprehet se qytetarët do të reagojnë ndaj kryeministrit Edi Rama. “Më mirë në burg për votën e lirë se sa të ndërtoj me duart e mia burgun për fëmijët e mi!Mos mungoni ora 16.00”,- shkruan Rexhmati duke paralajmëruar kështu se Kukësi mund të jetë arena e radhës së përplasjeve të mbështetësve të PD dhe policisë.

 

Modifikuar më Tuesday, 25 June 2019 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...