Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin elektoral të radhës në Kukës dhe ashtu si thuajse në të gjitha qytetet e tjera të vendit, ai është pritur me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike.
Forcat e policisë ngritën kordon policor në rrugën që të çon në aeroportin e Kukësin për të ndaluar mbështetësit opozitarë, por ky kordon u ça.
Gjatë përleshjes u lëndua gruaja e Havzi Nelës, martirit të demokracisë, poet i varur në kohën e diktaturës.