Intelektualët shqiptarë mobilizohen për bllokimin e votimeve komuniste

E mërkurë, 26 June 2019 11:56

-Reagim mbarëkombëtarë kundër procesit fals të 30 qershorit. Personalitete publike, intelektualë, artistë dhe qytetarë organizohen për të mos lejuar rikthimin e votimeve si në komunizëm. Duke sfiduar Edi Ramën që kërcënon me burg këdo që bllokon votimet, artisti Bujar Kapexhiu deklaroi se  “më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Thirrja e një intelektuali, si rrallë herë në Shqipëri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Poetja Flutura Açka, shkrimtari Besnik Mustafaj, pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, publicisti Fatos Lubonja, studiuesi Tonin Çobani dhe shumë të tjerë janë ndër emrat e parë që iu bashkuan kësaj thirrje publike.

Data 30 qershor nuk është më çështje partiake dhe as vetëm politike. Vendosmëria deri në marrëzi për përplasje prej kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet pa opozitën dhe pa dekret të Presidentit, tashmë ka marrë angazhim publik të opozitës, por jo vetëm të saj, që të kundërshtohet me çdo lloj forme. 30 qershori nuk vendosë nëse fiton njëra palë apo tjetra, sepse dihet që 61 bashkitë i fiton Edi Rama. Kjo datë vendosë nëse Shqipëria është përfundimisht një vend demokratik apo një formë e re regjimi njëlloj si diktatura. Zhvillimi i një procesi si ky që po përgatit Edi Rama të dielën nuk ka asgjë të ngjashme me zgjedhjet. Arsyeja më kryesore përse 30 qershori nuk quhet proces zgjedhor është sepse nuk kanë datë zgjedhjesh të dekretuar nga Presidenti i Republikës, si dhe ka votime partiake, por zgjedhje. Praktikisht që nga KQZ dhe deri të kryeministri po shkelin ligjin në mënyrën më flagrante duke kryer jo thjesht atentat ndaj Kushtetutës, por një grusht shteti. Nuk mund të quhen zgjedhje sepse në gjithë vendin garojnë me veten e tyre kandidatët e PS. Që një proces, edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, të quhet zgjedhje duhet që në garë të jenë dy ose më shumë se një kandidat. Nuk quhen zgjedhje, sepse opozita u detyrua të bojkotojë dhe për herë të parë një proces elektoral nuk ka as minimumin e garës së ndershme demokratike. Në momentin që opozita largohet pjesa tjetër e procesit quhet fasadë. Së fundi, nuk quhen zgjedhje sepse një proces elektoral e bëjnë të besueshëm jo thjesht vëzhguesit e OSBE/ODIHR, të cilët monitorojnë rreth 100 qendra votimi nga 5000 që ka gjithë vendi, por qytetarët që marrin pjesë nga forca të ndryshme politike. Në këto votime do shkojnë vetëm besnikët e PS dhe nëpunësit e kërcënuar. Votat do t’i numërojnë anëtarët e PS në komisione dhe rezultatin do e shpallin po ata. Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë i zyrtarizuar si celulë e PS do të njohë rezultatin e tyre. Praktikisht nga fillimi deri në fund procesi është në dorë të socialistëve dhe një skenar i tillë nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Ndaj 30 qershori nuk është çështje e PD, opozitës apo gjithë politikës. Më shumë se kaq. Është një datë nëse do të kemi demokraci apo diktaturë. Ky rrezik serioz që po i kanoset Shqipërisë nuk është më fantazi, por një skenar që ndodhet vetëm pesë ditë larg. Për të ndalur një projekt të tillë që e kthen vendin me vite drite pas, të dielën kundër zgjedhjeve të tilla nuk janë vetëm partitë e opozitës, por gjithë qytetarët e kuptojnë rrezikun që po vjen. Artisti Bujar Kapexhiu ishte i pari që propozoi nismën e bllokimit të votimeve. Duke sfiduar Edi Ramën që kërcënon me burg këdo që bllokon votimet, Kapexhiu deklaroi se “ më 30 qershor do pengoj votimet, jam gati të shkoj në burg që vendi të mos kthehet në diktaturë”. Thirrja e një intelektuali, si rrallë herë në Shqipëri, ka gjetur përkrahje të jashtëzakonshme. Poetja Flutura Açka, shkrimtari Besnik Mustafaj, pedagogët Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, publicisti Fatos Lubonja, studiuesi Tonin Çobani e shumë të tjerë janë ndër emrat e parë që ju bashkuan kësaj thirrje. Sot në internet dhe në media janë me mijëra përfaqësues të shoqërisë civile që i janë bashkuar kësaj thirrje dhe kërkojnë mos zhvillimin e votimeve më 30 qershor. Lista e mbështetësve të nismës që quhet “Edhe Unë” sa vjen dhe rritet çdo orë, duke tejkaluar çdo parashikim. Nuk është thjesht një apel sensibilizues, por një deklaratë për përballje me çdo mjet me qeverinë “Rama” që ka vendosur të kryejë zgjedhje moniste në një vend demokratik.  Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar çdo ditë qytetarët, opozitarë ose jo, se nëse pengojnë votimet më 30 qershor do të përfundojnë në burg. Organizimi i gjithë intelektualëve në vend dëshmon se kundër Ramës nuk janë “ca opozitarë”, por gjithë pjesa më e shëndetshme e shoqërisë. Kur një qeveri ka kundër intelektualët dhe thotë se do t’i burgosë, ky është fundi i saj.

Dhe shoqeria civile do të bllokojë votimet e kësaj të dielë komuniste.

Qamil Xhani/ kohajonë

Login to post comments