Nga Tritan Shehu
Në një njoftim të publikuar ditën e sotme Këshilli i Evropës ka anuluar delegacionin që ishte programuar për zgjedhje në Shqipëri.
Nëpërmjet një njoftimi KiE thotë se ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.
Ky vendim i Këshillit të Evropës ishte sinjali i parë i tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit i komunitetit ndërkombëtar.
Vetëm me një vendim të tillë KiE na tregon qartazi se në çfarë lloj situate është futur vendi dhe se në çfarë çmendurie po e çon Shqipërinë Edi Rama dhe banda e tij.
Ky vendim i këtij institucioni shumë të rëndësishëm në kontinentin tonë është prelud i gjithë asaj që do të ndodhë më 30 qershor dhe pas tyre. Të gjithë miqtë e Shqipërisë dhe të gjitha organizmat ndërkombëtare nuk do ta njohin tragjikomedinë e 30 qershorit.