Nga Tritan Shehu
Per te qare e per te qeshur "justifikimi" i Qeverise!!
E pabesueshme, zv. Ministri i nje nga dikasteret me te rendesishme edhe ne maredheniet nderkombetare, leshon “xhevahirin” e radhes, qe dedukton sikur:
--Vendimi i Keshillit te Europes per tu terhequr nga monitorimi i farses se votimit te 30 Qershorit, qenka bere nen influencen ruse.
A e di ai dhe kjo Qeveri se nje deklarate e tille absurde perben nje provokacion shume te rende edhe ndaj atij institucioni prestigjioz e shume te rendesishem, vecanerisht kur eshte fjala per te drejtat e lirite njeriut, demokracine e proceset e votimi.
Dikush duhet t’i shpjegoje Rilindjes se eshte hera e pare ne historine e Shqiperise demokratike qe ndodh dicka e tille shume e rende e shume domethenese, vecanerisht kur lexon motivimin: --Paqartesi per procesin zgjedhor e mungese e sigurise.
Keshilli i Europes eshte “roje” e vlerave europiane e demokratike, aty dominon koncepti e vizioni i BE-se, gje qe perpiqet tja tranzmetoje edhe vendeve te tjera antare, qe nuk jane pjese e asaj familje.
Masa te tilla kane ndodhur shume ralle, ne disa raste shume te vecanta ndaj ndonje vendi tjeter te tille, kur ka pasur kriza serioze demokracie e devijim nga parimet e saj.
-----Dhe ne fund si qartesim per genjeshtrat qeverisese:
Rusise nuk i jane pranuar akoma kredencialet per tu rifutur ne KiE, qe mbas agresionit ne Ukraine.
PikerIsiht keto minuta po behet nje diskutim i tille aty ne Asamble, mbas te cilit do te votohet.
Deri tashti ka shume kundershtime si nga Britania etj.