Ish-deputetja e PD dhe kryetarja e Gruas Demokrate, Albana Vokshi, e ftuar në ‘News 24’, është shprehur se, Edi Rama kërkon ta çojë vendin në konflikt civil.
‘Nuk ka zgjedhje më datë 30 qershor. PD do të vazhdojë aksionin e saj politik me protesta. Rama do ta çojë popullin në konflikt civil. PD proteston në mbrojtje të demokracisë dhe kushtetueshmërisë.
Nëse Rama vazhdon me planin që të bëjë votime më datë 30 dhe jo zgjedhje, ne sigurisht që nuk do ndalim protestat. Ju keni parë sesi intelektualët kanë protestuar gjithashtu. Ne nuk mund të pranojmë instalim të diktaturës në Shqipëri’, është shprehur Vokshi.
Albana Vokshi ka nënvizuar se Këshilli i Europës i dha një tjetër “shuplakë” Ramës dhe qeverisë së tij, në momentin që vendosi që të mos vëzhgojë zgjedhjet e datës 30 qershor.
‘Misioni i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është të bojkotojnë këto votime diktatoriale. Sot Këshilli i Europës ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri si vëzhguese e procesit të votimit. Kjo tregon se Rama po braktiset edhe nga ndërkombëtarët. Kurrë nuk është marrë një vendim i tillë. Këshilli i Europës do të thotë se nuk njeh zgjedhjet.
Le të hidhet përpjetë Taulant Balla dhe Edi Rama. Kie ka thënë se zgjedhjet e 30 qershorit janë nul. Kie nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Nëse KiE i thotë Ramës se unë zgjedhjet e tua nuk i njoh, ky është mesazh i qartë. Do ketë protesta në çdo shesh, jo vetëm të anëtrëve të PD, por çdo qytetar shqiptar është i ftuar të ndalë një akt antikushtetues dhe antidemokratik’, deklaroi ish deputetja.