Xhaçka në shkelje të ligjit përdor automjetet e ushtrisë dhe helikopterin për aktivitetet e PS

E mërkurë, 26 June 2019 19:55

Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka në shkelje të ligjit përdor automjetet e ushtrisë shqiptare dhe helikopterin për aktivitetet elektorale të Partisë Socialiste.

Oficeri i policisë së kapur duke vjedhur në dosjen 184, Robert Aga, shoqëron materialet zgjedhore në Dibër duke përgënjeshtruar ministrin Lleshaj që deklaroi se ai nuk është më pjesë e Policisë së Shtetit

DEKLARATË E ISH-DEPUTETIT TË PD NË DIBËR, XHEMAL GJUNKSHI

Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama.
Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.

Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.
Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

 Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibërr.

 Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër.
 Volkswagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.

 Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.

 Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip audi.

Gjatë fushatës së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.
Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.

Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

Ky është një mashtrim shumë i madh.

Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht:
Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër.
Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.
Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.
Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.

Të nderuar qytetarë!

Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.
Ju faleminderit!

Login to post comments