Meqenëse vetw lideri suprem i bandës kriminale të Rilindjes nuk i numëron dot paratë e llogarive ofshore dhe është bërë si Madam Pompadur, shqiptarëve u ka lënë urinë. Urinë dhe zhurmën e enëve të guzhinës. Lideri suprem i parave të vjedhura me çdo lloj forme qoftë me dy P, apo tre, ka filluar fushatën me enë guzhine kazan, tepsi garuzhden që e përdor për vete, lugët e ngrënies që i ka për modelin Spiropali. Sepse doganat, tatimet dhe ca gjëra të tjera në raport me kokainën dhe trafiqet po kaq të rëndësishëm si kokaina janë për lugë të vogla që iu jepen tipa të llojit Spiropali. Sa për popullin le të kënaqet me zhurmën e enëve të kuzhinës së Ramës dhe të fërkojë barkun bosh, pikërisht si atëherë para 90, kur u gëzohej sazeve dhe daulleve në 7 të mëngjesit duke fërkuar prap barkun bosh./ Redaksionale