Ka nisur marshimi i protestuesve në Elbasan, për të pritur kështu kryeministrin Rama I cili protet të jetë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit për të bërë prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie të Partisë Socilaliste.
Si në çdo qytet tjetër edhe në Elbasan është bërë pasditen e sotme blindimi I të gjithë qytetit nga forcat e policisë për të ruajtur kështu mbarvajtjen e takimit.
Deri më tani protesta duket paqësore nga militantët e Partisë Demokratike dhe LSI, kundër kryeministrit, ndërkohë që këta të fundit janë duke marshuar drejtë qendrës së qytetit në thirrjet ‘Rama ik’.
Në të njejtën mënyrë kryeministri është pritur thuajse në të gjitha qytetet ku ky I fundit ka shkuar për të bërë fushatë elektorale. Mes protestuesve është vënë re dhe ish-deputeti I PD-së Luciano Boci.