Bojkoti s’ka ndalim!! Dy fshatra të tjerë në Këlcyrë solidarizohen pro bojkotit

Saturday, 29 June 2019 20:28

U dukën si veprime sporadike bojkoti i paralajmëruar i banorëve të fshatrave Mezhgoran dhe Lekël në Tepelenë, por mesa duket dy fshtra të tjerë po i bashkohen bojkotit ndaj farsës zgjedhore të ditës së nesërme. Kësaj radhe jo në Tepelenë, por në Bashkinë e Këlcyrës.

Jugunews.net mëson se banorët e fshatrave Shelq dhe Zhepovë, parashikohet të braktisin procesin farsë të ditës së nesërme. Arsyeja është e njëjtë ashtu si në rastin e Mezhgoranit, mungesa e infrastrukturës rrugore dhe indiferenca për të investuar në rrugën që lidh fshatrat Sukë-Zhepovë nga ana e Bashkisë Këlcyrë. Një javë më parë është firmosur një peticion me 500 firmëtarë nga ky fshat ku i është dërguar kryeministrit Edi Rama.

Firmëtarët janë edhe banorë të këtyre dy fshatrave me banim rezident në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Ramës i kërkohet bërja e rrugës në të kundërt, në 30 qershor të 150 votuesit e Zhepovës dhe 200 të Shelqit, do të bojkotojnë procesin e nesërm votues. Fshatrat Shelq dhe Zhepovë ndodhen në zonën verilindore të Këlcyrës dhe kanë si prioritet rehabilitimin e rrugës ekzistuese gjë që Bashkia e Këlcyrës nuk e ka realizuar. Kjo ka shtyrë banorët t’i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Nesër bojkoti në këto dy fshatra, është i sigurtë-thonë burime nga këshilli i fshatrave.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...