Edi Rama nuk rri dot pa blerë votat. Kështu po ndodh edhe në këto votime monopartiake të organizuara nga PS-ja e Edi Ramës. Nënkryetari i PD-së Edi Paloka është shprehur se janë marrë qindra e mijëra denoncime për blerje votash.
Një prej videove Paloka e ka transmetuar nga selia blu për të gjithë qytetarët.
‘Edhe ku është i vetëm në votime Edi Rama, i duhet sërish të blejë votues dhe të manipulojë rezultatin.
Këtë herë i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Ndaj ka vënë ën funksionim blerjen masive të votuesve. PD ka marrë me mijëra mesazhe të kësaj skeme. Pas pak video, ku shihet se si një skuadër krimianle me të punësuar të bashkisë së votës tek kryejnë krimin ku duket sesi ata korruptojnë’, tha Paloka.