Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë Shkodër është proceduar penalisht në gjende të lirë. Mbi të rëndon akuza për tentim të bllokimit të zgjedhjeve. Kujtojmë në Shkodër janë zhvendosur disa qendra votimi, pasi Ademi nuk ka lejuar që të hapen dyert e institucioneve, shkolla, ku ishte programuar vendosja e materiale të votimit.