Shqipëria është në festë të madhe. Disa komisionerë që sot kanë janë ngjyrosur si Rilindas, kanë qenë anëtarë edhe në votimet e komunizmit. Atëherë kur vinin njerëzit në radhë, që nga ora 5 e mëngjesit. Ku votimet dilnin me realizim plani 100 % për kandidatin e “Frontit Demokratik”.
Po sot e vetmja që ka ndryshuar është vetëm numri i votuesve, por jo rëndësia e votës. Rezultatet janë paracaktuar, 61 bashki do të “fitohen” nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Por ajo që sot vlen të theksohet është idiotësia Rilindase që po na vjen nga Komisioni Qënror i Zgjedhjeve. Një çetë me katër anëtarë socialistë, që dolën në qëndrim zyrtar se në vend, nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 11.00, kishin votuar rreth 12 për qind e votuesve.
Një shifër mëse e fryrë, që të bën të vesh kujën, pasi nuk i korrespondon asnjë pamje që vjen nga qendrat e votimit. Nga ana tjetër, shihje edhe votues 98-vjeçar që me bastunin në dorë dhe nën mbajtjen prej krahësh e një të afërmi dërgoheshin para kutisë: “Voto gjysh për të ardhmen tënde”… Komunizmi u rikthye, bijtë e tu Rilindas do ta gëzojnë pushtetin, nga fitorja në fitore, vota juaj është “plumb për armikun”.
Absurdi kolektiv, në një histerizëm që ka vetëm një fund: Diktaturën”, po ndodh edhe në sytë e ndërkombëtarëve. Të vëzhguesve dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë. Një prej tyre ishte edhe ai i BE-së Luigi Soreca, që u nervozua me pyetjet e gazetarëve kur iu drejtuan nëse do e pranonte një proces të tikllë votimesh në vendlindjen e tij Itali. “Me lini të bëj punën timë”- shpreh ai, plot nervozizëm, ndërsa hidhte sytë cep më cep qendrave të zbrazura të votimeve.
Në fund sërish ne do jemi numra, si ato të bagëtive që në darkë vonë, duku nga ora 19 na fusin në “vathë”. Aty do dalin rezultatet se kush i “shpëtoi gojës së ujkut”, që në këtë rast është pushteti. Dinjiteti dhe qenia e një njeriu të lirë humbi sot, ndoshta përgjithnjë. Thjesht nuk po trajtohemi më si njerëz, por numra pa vlerë në një regjistër të madh që mban frymorë, por jo qenie me personalitet.