E pazakontë! Në këtë qendër votimi ka votuar vetëm një person

Diel, 30 June 2019 15:40

Teksa deri me tani flitet per nje pjesemarrje te ulet ne votime, befasia vjen nga fshati Ngraçie në Mallkastër. Deri ne mesdite ne kete qender votimi ka votuar vetem nje person.

Komisionerët kane pohuar se kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Kjo lidhet edhe me faktin se fshati Ngraçie është edhe vendbanimi i kryebashkiakut Agron Kapllanaj i cili ishte një nga të proceduarit për pengim të procesit zgjedhor.

Gjithashtu kujtojmë se në lidhje me pengimin e zhvillimit të procesit janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i bashkisë Ballsh është shpallur në kërkim. TCH

 

Login to post comments