Si po manipulohen shifrat në KQZ/ Në orën 11:00, 12 % në orën 15:30, 15 % votues

Diel, 30 June 2019 16:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë në manipulime të shifrave të votuesve në votimet monopartiake të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kjo duket edhe nga shifrat që janë raportuar në mënyrë zyrtare nga ana e KQZ-së.

Në një deklaratë publike për mediat, KQZ-ja në orën 11:00 raportoi se ishin 12 përqind e qytetarëve që kanë të drejtë votimi që kanë dalë në votimet monopartiake

 

Por manipulimi këtë herë nuk u shkoi ushtarëve të Edi Ramës në KQZ.

Ishte kreu i KQZ-së Klemend Zguri ai që tha se këto nuk janë shifra reale dhe as zyrtare.

Në një komunikim të orës 16:00 KQZ-ja raportoi se në total në Shqipëri kishin votuar 15 % e shqiptarëve me të drejtë vote.

Nga ora 11:00 deri në orën 15:30 ishin shtuar vetëm 3 % e votuesve.

Kjo shifër nxjerr edhe manipulimin që Edi Rama me ushtarët e tij është duke tentuar për të bërë me shifrat e votuesve në Shqipëri.

Shqipatrët i kanë bojkotuar në masë votimet monopartiake të Edi Ramës dhe qeverisë së tij që është kapur në korrupsion dhe në vjedhje votash.

© SYRI.net

Login to post comments