Në disa fletë votimi shënohet “Më detyruan”, por në një tjetër të shpërndarë në rrjetet sociale nga Robert Aliaj shkruan diçka jo fort e zakontë. “Dua të vdes”- shkruan një qytetar në fletën e votimit, e cila sipas emrave të kandidatëve i përket zonës së Tiranë.
Aliaj teksa komenton mesazhin e qytetarit, tregon se ky është besimi i humbur i shqiptarëve tek politika.
‘Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot ne mëngjes. Kjo eshte zgjedhja e lire e qytetarit shqiptar qe e gjen më me vend te vdes. Ky është besimi i humbur i shqiptareve. “Shqiperia eshte nje trup i vdekur, i shpelare nga historia sepse ajo ka tradhetuar gjithshka. Shqiptarët si krimbat qe e bejnë pluhur kufomen e saj….’, shkruan Aliaj.